17:51 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

KFOR-i sqaron manovrimin e helikopterëve mbi kampin Bondsteel

Disa helikopterë të KFOR-it janë parë duke manovruar sot mbi kampin Bondsteel.

Aktivitetet që janë kryer nga helikopterët e SHBA-së në kuadër të misionit të KFOR-it , ishin pjesë e një stërvitje të vazhdueshme.

Në një përgjigje dhënë për Indeksonline u bë e ditur se këto manovra nuk përfshijnë përdorimin e ndonjë rakete në hapësirën ajrore mbi kampin Bondsteel, por janë të ashtuquajturat ‘flakërime’ të cilat janë pajisje të vogla piroteknike që gjenerojnë nxehtësi dhe dritë të fortë, e më pas bien në mënyrë të padëmshme në tokë.

“Ato janë pjesë e sistemeve të mbrojtjes së avionit dhe nuk shkaktojnë dëm për personat dhe mjedisin. Si një masë paraprake e shtuar, KFOR teston këtë sistem mbi asfaltin e asfaltuar të fushës ajrore, larg zonave të populluara”, u tha në përgjigjen e KFOR-it.

Njashtu u theksua se misioni i KFOR-it mbetet i përkushtuar ndaj standardeve më të larta të sigurisë në kryerjen e aktiviteteve, në përputhej me mandatin që ka në Kombet e Bashkuara për të siguruara një mjedis të sigurt dhe që të sigurojë lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë./Indeksonline/