75 Mall Live Search
14:59 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

KFOR-i stërvitet në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë

Trupa të KFOR-it janë parë sot duke patrolluar në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar pamje ku shihen helikopterë dhe vetura të KFOR-it në Merdare.

Për shkak të ushtrimeve të KFOR-it, në pikëkalimin kufitar të Merdares janë krijuar edhe kolona të gjata të veturave.

Vlen të theksohet se KFOR ka paralajmëruar se do të kryej stërvitje për një kohë në tërë territorin e Kosovës.

Stërvitjet do të kryhen edhe në veri e perëndim të vendit. /Indeksonline/