75 Mall Live Search
21:09 / E Premte, 06 Qershor 2025 / mp

KFOR-i thotë se Brian Snook është komandanti i ri i Task Forcës së Aviacionit në Bondsteel

Komandanti i Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, kolonel Peter Helzer, kryesoi një ceremoni ndërrimi të komandës për Task Forcën e Aviacionit në Kampin Bondsteel, Kosovë.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se gjatë kësaj ceremonie, komandanti në largim, nënkolonel Bryan Reid, ia transferoi zyrtarisht autoritetin pasardhësit të tij, nënkolonel Brian Snook.

“Koloneli Helzer e përgëzoi nënkolonel Reid për udhëheqjen dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm dhe i shprehu urimet e tij më të mira nënkolonel Snook ndërsa ai merr përsipër përgjegjësitë e tij të reja”, thuhet në njoftim.