75 Mall Live Search
16:16 / E Premte, 16 Maj 2025 / MSH

KFOR-i turk vijon patrullat gjatë ditës dhe natës

Ushtarët turq të KFOR-it kryen patrullime të caktuara në të gjitha komunat e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet KFOR-i, shkruan IndeksOnline.

“Këto aktivitete kryhen gjatë gjithë ditës dhe natës si pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur njerëzit dhe komunitetet e Kosovës” thuhet në njoftim.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” përfundon njoftimi.