75 Mall Live Search
09:50 / E Martë, 30 Maj 2023 / LB

KFOR-i vazhdon të siguroj objektin e komunës në Zveçan

Një numër më i vogël protestuestuesve serbë, krahasuar me një ditë më pare janë mbledhur në Zveçan

Objektin e komunës dhe zonën përreth janë duke e siguruar ushtarë të KFOR-it.

Të pranishëm shihen edhe udhëheqësit e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.

Një ditë më herët, në këtë komunë pati përleshje mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it, të cilat rezultuan me dhjetëra të plagosur në të dyja anët./Rel