75 Mall Live Search
08:57 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

KFOR-i vazhdon ushtrimet e rregullta për të ruajtur gatishmërinë e saj

Dihet që trupat e KFORI-t kontribuojnë për të garantuar ambient të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

E për këtë, ata vazhdimisht bëjnë ushtrime për të qenë të gatshëm për ndërhyrje të ndryshme në vend, shkruan Indeksonline.

KFOR-i përmes një postimi në Facebook ka thënë se po vazhdojnë me ushtrime  të rregullta për të ruajtur gatishmërinë e saj për t’u vendosur dhe për të ndërhyrë në të gjithë Kosovën.

“KFOR-i  vazhdon ushtrimet e tij të rregullta për të ruajtur gatishmërinë e saj për t’u vendosur dhe për të ndërhyrë në të gjithë Kosovën. Ditëve të fundit trupat dhe helikopterët shumëkombëshe të KFOR-it u trajnuan në komunën e Prizrenit”, është shkruar në Facebook./Indkesonline/