KFOR ia kthen Vuçiqit: Të gjithë ishin të informuar për aksionin e policisë në veri
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq dje deklaroi se KFOR-i nuk i kishte informuar paraprakisht për aksionin policor në veri të Mitrovicës.
“Ne morëm informata për këtë rreth 15 majit dhe më 17 maj kam dalë me informacionin në publik dhe me kërkesën që këtë të mos e bëjnë”, tha ai.

Mirëpo, zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Graso, për gazetën ‘Politika’, iu është përgjigjur duke thënë se rreth dhjetë ditë përpara ishin njoftuar në lidhje me arrestimet dhe qëllimet.
Sipas tij, në gazetat serbe janë publikuar lajme ku janë bërë të ditura qëllimet për të arrestuar zyrtarët policorë.
“Kushdo që i ka lexuar lajmet, është informuar”, ka thënë Graso.
Vuçiq kishte hedhur akuza ndaj KFOR-it se nuk është neutral./Indeksonline/