75 Mall Live Search
17:27 / E Premte, 22 Gusht 2025 / F.R

​KFOR-i përfundon vendosjen e përkohshme e forcave rezervë në Kosovë

Mbërritja e afërsisht 70 automjeteve ushtarake dhe personelit mbështetës në Kampin Bondstil sot shënoi përfundimin e vendosjes së përkohshme të forcave rezervë shtesë në Kosovë, në mbështetje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO për qëllime trajnimi.

Kontingjenti britanik, i përbërë nga më shumë se 350 trupa që i përkasin Gardës skoceze, do të kryejë aktivitete trajnimi së bashku me personelin e KFOR-it.

Ky aktivitet kryhet rregullisht dhe synon të rrisë gatishmërinë operacionale dhe aftësinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive zhvillimeve përkatëse të sigurisë.

Garda skoceze do të kthehet më pas në stacionin e saj në Britaninë e Madhe.