75 Mall Live Search
19:25 / E Hënë, 17 Nëntor 2025 / F.R

KFOR mirëpret ambasadorin norvegjez në Prishtinë, përforcohet bashkëpunimi për siguri në Kosovë

Zyrtarë të misionit të KFOR-it kanë zhvilluar sot një takim të nivelit të lartë me ambasadorin norvegjez për Kroacinë, Arne Sannes Bjørnstad, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Takimi u mbajt në Camp Film City dhe u prit nga zëvendëskomandanti i KFOR-it, Brigadier Gjeneral Federico Collina.

Sipas njoftimit, diskutimet u fokusuan në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe sfidat që kërkojnë koordinim të vazhdueshëm mes komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve vendore.

Collina foli për rolin e KFOR-it në garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt, duke theksuar përkushtimin e misionit që nga vendosja e tij në vitin 1999.

KFOR nënvizoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, të cilët mbeten partnerë kyç në menaxhimin e situatave të sigurisë dhe mbrojtjen e lirisë së lëvizjes për qytetarët./IndeksOnline/