19:16 / E Premte, 04 Gusht 2023 / MSH

KFOR mirëpret reduktimin e pranisë së Policisë në veri

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka mirëpritur tërheqjen edhe të një pjese të Policisë së Kosovës nga dhe përreth ndërtesave komunale në veri.

“Është një hap i rëndësishëm drejt shtensionimit dhe promovimit të dialogut. Në këtë kuptim, KFOR pajtohet se ka një përmirësim të situatës së sigurisë në këtë zonë, por është me rëndësi që të qartësohet se pikëpamja jonë nuk është rezultat i një aktiviteti të përbashkët vlerësues”, thuhet në kumtesë

Vendimi për zvogëlim të pranisë së policisë është marrë pas një takimi nga Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR.