KFOR nuk ishte në vendin e ngjarjes kur u sulmua kameramani në veri

Të enjten paradite, në lagjen ‘Kodra e Minatorëve’ në veri të Mitrovicës është sulmuar fizikisht kameramani i portalit “Insajderi”. Ai u godit nga një person derisa po e kryente detyrën e tij zyrtare.
Autoritetet e rendit janë duke u marr me këtë rast por deri më tani nuk është njoftuar për identifikimin apo arrestimin e sulmuesit.
Ndërkohë në disa media dje u raportua se ngjarjen e panë karabinierët e KFOR-it, mirëpo pas verifikimit të rastit ka dalë se aty pranë vendit të ngjarjes nuk ka pas fare pjesëtarë të këtij misioni siç u raportua.
Akuzat e ngritura nga një gazetar se pjesëtarët e KFOR-it ndonëse e panë sulmin ata heshtën, janë të paqëndrueshme.