15:16 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / k.v

KFOR përfshihet në aksident trafiku (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14 e 30 minuta në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në Sllatinë.

Një kamion transportues i KFOR-it është i përfshirë në këtë aksident, ku aty është parë edhe autoambulanca, transmeton Indeksonline.

Policia rrugore i është përgjigjur aksidentit ndërsa ende nuk ka detaje për persona të lënduar./Indeksonline/