KFOR publikon pamje të ushtarëve amerikanë duke hipur në një helikopter në veri të vendit

KFOR-i ka qëndruar sot në veri të Kosovës.
Përmes një postimi të bërë në rrjetin social Twitter, KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë të Komandës Rajonale-Lindore po bënin disa përgatitje për të hipur në një helikopter UH-60, pikërisht në rajonin verior të vendit.

“Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO, qëndron si forcë e fuqishme dhe kredibile për ta kryer misionin e mandatuar prej Kombeve të Bashkuara për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim./Indeksonline/