75 Mall Live Search
12:04 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

KFOR: Qëllimi i ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në veri nuk ishte kundër serbëve

Zëdhënësi i KFOR-it, Vicenco Graso është deklaruar sot për aksionin e së martës nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.

Graso ka ripërsëritur se qëllimi i ndërhyrjes së Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nuk ishte kundër serbëve.

Madje ai tha se kjo gjë u kuptua qartë pasi policia arrestoi zyrtarë e policë nga kombësi të ndryshme, transmeton Indeskonline.

“Një njësi e posaçme e Policisë së Kosovës u thirr për të ndërhyrë, sepse u krijua një pengesë dhe nuk kishte arsye që KFOR-i të reagojë në një operacion policor që kishte për qëllim luftimin e krimit, shtoi zëdhënësi i KFOR-it.

Ndër të tjerash Graso shtoi se KFOR-i i bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga retorika dhe provokimet.

“Jo vetëm politikanët, por të gjithë serbët”, tha ai.

Graso tha se gjatë gjithë operacionit, KFOR-i kishte komunikim të mirë me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare./Indeksonline/