KGJK-ja e ndan drejtësinë, por blerjet e karrigeve nuk i ka regjistruar në e-pasuria

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) që ndan drejtësi për popullin, në raport me financat janë gjetur një mori shkeljesh nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).
Bazuar në të dhëat e raportuara në raportin e uditimit financiar për vitin e kaluar del se KGJK-ja për dy pagesa në vlerë 270 mijë e 224 euro që kishin të bënin me kompensimin e dëmit për persona të arrestuar apo të dënuar pa arsye, ishin paguar dhe regjistruar në kategori ekonomike jo adekuate. Thesari përmes vendimeve gjyqësore kishte kryer këto pagesa nga kategoria e investimeve kapitale, të cilat për nga natyra i takojnë kategorisë së subvencioneve dhe transfereve, raporton Indeksonline.
Sipas auditorit kjo kishte ndodhur për shkak se në kategoritë përkatëse nuk kishin mjete të mjaftueshme për ekzekutimin e këtyre pagesave, përkundër kërkesave të vazhsueshme të KGJK-së për buxhet shtesë me qëllim të mbulimit të këtyre shpenzimeve.
Po ashtu auditori ka identifikuar gjetje që invertari si karrige, tavolina dhe vitrina të blera gjatë vitit 2023 në vlerë 75 mijë e 126 euro, nga njësitë administrative të KGJK-së, nuk ishte regjistruar në regjistrin e sistemit e -pasuria.
“Kjo ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së zyrtarëve përgjegjës në njësiutë administrative të KGJK-së për regjistrimin e pasurisë dhe mungesës së mbikqyrjes nga kontrollet në nivel të përgjithshëm të organizatës.
Po ashtu auditori ka identifikuar se në dy raste , KGJK-ja kishte shpërblyer me kontratë operatorët ekonomikë të cilët kishin ofertuar me çmime jo normalisht të ulët. Kjo ishte bërë në mungesë të një deklaratë me shkrim e cila përfshirë një shpjegim për çmimin e ulët sipas formularit standard të miratuar nga KRPP-ja.
Bëhet fjalë për procedurën “Renovimi i objektit të Gjykatës Themelore Mitrovicë-Jug” në vlerë 1 mijë e 274, 867 euro. Dhe për procedurën “Furnizim me invertar për salla të gjykimeve dhe zyra të shkrimoreve për gjykata dhe KGJK-ja, në vlerë indikative 2 mijë e 790 euro me vlerë totale 500 mijë euro. /IndeksOnline/