KGJK-ja pezullon nga detyra gjyqtarin Rafet Ismaili
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën udhëheqjen e zëvendëskryesueses, Makifete Saliuka, mban mbledhje të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës: Shqyrtimi i kërkesës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq, për pezullimin nga detyra e gjyqtarit Rafet Ismaili, gjyqtar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës – Dega në Skenderaj – Divizioni Penal.
Gjyqtari, i cili është arrestuar më 26.09.2019, nën dyshimin se e kishte kryer veprën penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 414 par.1 të KPRK.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është i vendosur dhe i përkushtuar t’u ofrojë përkrahje të plotë organeve përgjegjëse për zbatimin e ligjit me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe luftimit të dukurive negative.