75 Mall Live Search
19:16 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

KH Prishtina reagon pas tragjedisë në familjen e Kreshnik Krasniqit

Tragjedia në familjen e hendbollistit, Kreshnik Krasniqi ka shokuar të gjithë e në veçanti shokët e tij.

KH Prishtina, skuadra ku luan Krasniqi ka shprehur ngushëllime duke i ofrua mbështetjen në këto momente të vështira.

Ky është reagimi i KH Prishtinës:

Sot u shokuam nga lajmi i hidhur për tragjedinë që i ka ndodhur kapitenit, lojtarit dhe shokut tonë Kreshnik Krasniqi. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta si klub, shokë e kolegë.

Të gjithë ndajmë dhimbjen me ty i dashur Kreshnik. Bëhu i fortë, ashtu si ishe gjithmonë që të përballosh këtë dhimbje me rastin e humbjes të më të dashurve të tu.

KH Prishtina