75 Mall Live Search
08:28 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

Khabib fsheh gruan e tij që shumë vite, por kjo është fotoja e vetme e saj

Legjenda e UFC-së, Khabib Nurmagomedov është pensionuar nga UFC në stilin e kampionit. Të shtunën mbrëma ai arriti fitoren e radhës dhe të fundit në karrierë. Bilanci 100% në karrierë tashmë e ka bërë atë një emër të veçant në sport.

Jeta e tij është përfolur shumë, ndërsa ka dhënë vazhdimisht mesazhe në mbështetje të familjes. Khabib është i martuar, por asnjëherë nuk ka treguar në fotografi gruan e tij, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, mediat i kanë nxjerrur në pah një foto të gruas. Një foto e para disa viteve tregon ish-kampionin rus me bashkëshorten e tij.

Duke e ditur se Khabib është predikues i fesë islame, edhe gruaja e tij është e mbuluar./Indeksonline/