16:43 / E Enjte, 21 Janar 2021 / Blerim

Khabib jep lajmin e keq: Nuk po kthehem!

Kampioni botëror, Khabib Nurmagomedov këmbëngul se nuk po planifikon të rikthehet në ‘kafaz’.

Dana White para disa dite pretendoi se Khabib do të rikthehet nga pensioni, por ky i fundit ka dhënë një përgjigje të shpejtë, shkruan IndeksOnline.

Khabib thotë se nuk e ka në plan të rikthehet në UFC, pasi ende nuk ndihet i uritur.

“Duhet të ketë pak uri, pak motivim. Nëse nuk jeni të uritur, e dini pra. Unë kam qenë në këtë sport për shumë vite. Kam bërë gjithçka, i kam arritur të gjitha synimet. Dhe nuk kam asnjë dëshirë që të luftoj përsëri”, ka thënë Khabib

“Unë s’dua të flas për vitin 2022 apo 2023…Askush nuk e di se cfarë do të ndodhë nesër.”, vazhdoi kampioni botëror.

Rusi befasoi të gjithë kur pas fitores ndaj Justin Gaethje në UFC 254 në tetor tha se do t’i varë dorezat në mur.

Nurmagomedov tha po ashtu se nuk do të jetë i pranishëm për sfidën e kësaj jave, McGregor-Poirier në Abu Dhabi./IndeksOnline/