15:51 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Khabib Nurmagomedov: Rivaliteti me McGregor nuk do të përfundojë kurrë

Me kthimin e Khabib Nurmagomedov në UFC fundjavën e ardhshme për herë të parë pas luftës ndaj Conor McGregor, tema e rivalitetit të tyre gjithmonë do të jetë në krye.

Gjatë një interviste për ESPN, Nurmagomedov foli për ESPN, Nurmagomedov foli për rivalitetin e tij me McGregor para luftës për mbrojtjen e titullit të UFC për peshat e lehta ndaj Dustin Poirier në Abu Dhabi më 7 shtator, transmeton Indeksonline.

“Nuk do të përfundojë kurrë. Edhe nëse do ta shohim njëri tjetrin diku, do të përleshemi, 100 përqind. Nuk ka rëndësi nëse ndonjëri shkon në burg ose diçka e tillë. Unë nuk i frikësohem kësaj…Ata shkojnë në spital dhe ne në polici. Kjo është e gjitha” – u shpreh Nurmagomedov./Indeksonline/