10:22 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / C E

Khabib refuzon revanshin: Kuajt nuk garojnë kundër majmunëve

Janë të shumtë fansat e arteve marciale mikse që prej vitesh kërkojnë një revansh midis Khabib Nurmagomedovit dhe Conor McGregorit.

Rusi, kampion bote në peshën e lehtë, vendosi të tërhiqej nga kafazi pas duelit që zhvilloi shtatorin e kaluar, ku fitoi ndaj Justin Gaethjes.

Khabibi regjistroi rekordin 29 fitore, 0 humbje dhe janë të shumtë ata që mendojnë se ai do të rikthehet edhe për një duel të fundit, për ta mbyllur karrierën 30-0.

Ka shumë paqartësi në lidhje me faktin nëse unë do të rikthehem për të dueluar apo jo. Për momentin nuk kam plane të tilla”, tha Khabib Nurmagomedovi.

Khabibi, më tej shtoi në lidhje me një takim me presidentin e UFC-së, Dana White, dhe emrin e rivalit që ai do t’i ofrojë në kafaz.

Së pari, ai do të më ofrojë shumë parà që të rikthehem. Por për çfarë, për të dueluar sërish ndaj Conor McGregorit apo Dustin Poirierit? Përse unë duhet ta bëj sërish këtë gjë?”

Për ata çdo gjë vërtitet rreth parasë, nuk kanë interes për sportin. Unë i kam mposhtur të dy ata. Një proverb thotë: “Një kalë nuk e nis kurrë garën derisa majmuni të fitojë. Por majmunët asnjëherë nuk mund të garojnë me kuajt. Ndaj, unë s’kam asnjë interes të dueloj me ata të dy edhe sikur UFC-ja të më ofrojë 100 milionë dollarë”, tha Khabibi.