16:34 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Khabibit i ofrohen 100 milionë dollarë për t’u ndeshur me Mayweather

Fitorja historike e Khabib Nurmagomedov ndaj Conor McGregor në vitin 2018 ia ka hapur të gjitha rrugët e mundshme rusit.

Floyd Mayweather i cili së fundmi u rikthye nga pensionimi është duke kërkuar një ndeshje të madhe dhe Nurmagomedov do të ishte kundërshtari i përkryer.

Menaxheri i Khabib ka zbuluar se kanë marrë një ofertë nga Arabia Saudite.

“Ata kërkojnë të paguajnë 100 milionë dollarë për Khabibin për t’u ndeshur me Floyd Mayweather në Arabinë Saudite” – tha menaxheri i kampionit të UFC në pesha të lehta.