14:40 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Khalid dhe Prishtina “ndajnë” rrugët pas tre vjetësh

Sulmuesi Basit Abdul Khalid s’do të vazhdojë me ekipin e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me një njoftim në faqen e tij, shkruan Indeksonline.

Sulmuesi 23 vjeç i ardhur në Prishtinë më 2016 nga FC Stars nga Gana, pas 3 vjetësh me fanellën e Prishtinës me 105 paraqitje, 30 gola të shënuar dhe 11 asistime, ndahet me Prishtinën dhe tash e tutje do ta vazhdojë karrierën me Teutën e Durrësit./Indeksonline/