75 Mall Live Search
22:42 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Khalid mund të denohet deri në 3 ndeshje moslojë

Sulmuesi i Prishtinës, Basit Khalid ka hyr në procedur disiplinore pasi goditi në fytyrë mbrojtësin e Llapit, Bujar Idrizi. Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që sulmuesi ganez mund të denohet deri në 3 ndeshje moslojë për shkak të sjelljeve jo sportive. Ky është njoftimi i fundit nga komisioni disiplinor:

Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 04.03.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 20-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj portierit të KF “KEK-u” Drin Hodaj me nr lic 1 dhe nr ID 000877M99 (motivi- pas një dueli me lojtarin kundërshtar brenda zonës së rreptësisë grushton-godet lojtarin kundërshtar, i cili ishte i shtrirë në fushë në ndeshjen KF “KEK-u” – KF Feronikeli, e zhvilluar në Kastriot me datë 02.03.2019) sipas incizimeve TV neni 93  paragrafi 1 pika 6 e Rregullores Disiplinore.

2.Ndaj lojtarit të KF “Prishtina“ Basit Klaid me nr lic 9 dhe nr ID 000937M96 (motivi- grushtim i lojtarit kundërshtar në minutat shtesë të ndeshjes 90+ sipas incizimit Tv nenit 93 paragrafi 1 pika 6 e Rregullores Disiplinore  në ndeshjen KF Llapi – KF Prishtina, e zhvilluar në Podujevë me datë 02.03.2019)

3.Ndaj KF “Llapi” (motivi- hedhje e shisheve pvc në fushë në min 78, 90+6 dhe pas përfundimit të ndeshjes KF Llapi – KF Prishtina) sipas personave zyrtarë të ndeshjes.

4.Ndaj KF “Ferizaj“ (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes  ku nuk ka pasur vijëzim të vijave kufizuese para bankinës vendase, vijëzimi është zëvendësuar me kapela plastike (kona) sipas incizimit TV, nenit 93 paragrafi 1 pika 6 e Rregullores Disiplinore, në ndeshjen KF Ferizaj – KF Ballkani, e zhvilluar në Ferizaj me datë 02.03.2019)

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj lojtarit të KF “Trepça“ Arbnor Koca me nr lic 5 dhe nr ID 007878M95 (motivi- fyerje ndaj referit kryesor dhe bankinës vendase në ndeshjen KF Besa – KF Trepça, e zhvilluar në Pejë me datë 03.03.2019) sipas raportit të personave zyrtar  të ndeshjes.

2.Ndaj ndihmës trajnerit të KF “Istogu“ Mehdi  Arifaj  (motivi- pas përfundimit të pjesës së parë ju drejtua referit kryesor me tone të larta: ‘mos e prish lojën  se pa arsye i ke ndëshkuar dy lojtarë me kartonë të verdhë’, në ndeshjen KF Istogu – KF Vitia, e zhvilluar në Istog, me datë 02.03.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

3.Ndaj trajnerit të portierëve të KF “Besa” Ekrem Veseli  me nr ID 1013417829 (motivi- ofendim ndaj referit anësor pas përfundimit të pjesës së parë gjatë shkuarjes në zhveshtore në ndeshjen KF Besa – KF Trepça, e zhvilluar në Pejë me datë 03.03.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.