Khan flet për largimin e mundshëm të Muller nga Bayerni

Thomas Muller e ka humbur vendin e titulluarit te skuadra e Bayern Munchen dhe raportohet se mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar veror.
Por kjo u mohua nga shefi ekzekutiv i Bayernit, Oliver Khan, i cili tha Muller do të luaj edhe shumë ndeshje me klubin bavarez, shkruan IndeksOnline.
“Kjo nuk do të ndodhë. Thomas është në formë, nuk u lëndua kurrë, ai ka një karakter shumë të fortë.
Ai është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Jam i sigurt se Thomas do të luajë akoma kaq shumë ndeshje për ne”, është shprehur Khan./IndeksOnline/