12:47 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Khan-gjyqtarëve: Mos u udhëhiqni nga thashethemet, lirojeni Limajn

Karim Khan, avokati nga pala mbrojtëse e Fatmir Limajt ka kërkuar nga gjyqtarët që mos të ndikohen nga thashethemet dhe ta lirojnë atë.

“Kërkoj, në fakt lutemi se ju gjyqtarë të nderuar nuk do të udhëhiqeni nga thashethemet por nga provat. Kërkesa është që ta lironi Fatmir Limajn bazuar në këto prova”, ka thënë Khran, raporton Indeksonline.