20:59 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Khedira mbyll sezonin!

Pas eliminimit nga Champions League, Juventusi merr një tjetër lajm të keq.

Është mbyllur para kohe sezoni për mesfushorin gjerman Sami Khedira i cili duhet t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e djathtë.

Siç bën të ditur vetë klubi bardhezi, Khedira ka disa probleme në gjurin e djathtë dhe për këtë arsye duhet t’i nënshtrohet operacionit.

Një tjetër ndalesë kjo për mesfushorin e përfaqësueses së pancerave i cili sapo ishte kthyer në dispozicion të Allegrit pas operacionit që kreu në zemër për shkak të një aritmie, ndërhyrje kjo që e mbajti për 1 muaj jashtë fushave të futbollit.