Khedira merr parasysh ofertën nga Turqia
Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira po e konsideron një ofertë nga Turqia pasi ai tani duket se do të largohet nga klubi këtë verë.
Khedira me ardhjen në klub të Maurizio Sarrit , duket se nuk do të ketë vend në skuadër. Ardhjet e Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey kanë ndikuar që ata të merren më shumë parasysh nga Sarri, transmeton Indeksonline.
Khedira e ka kuptuar se ai nuk do të luajë më shpesh në skuadër, dhe tani e ndjen se është koha për të lëvizur në qoftë se vijnë ofertat e duhura për të.
Ai aktualisht po shqyrton një transferim në Turqi, pas interesimit për të nga Fenerbahçe, të cilët kanë bërë një ofertë për mesfushorin.
Fenerbahce beson se mund të transferoj këtë lojtar gjatë këtij afati kalimtar./Indeksonline/.