Khedira po rikthehet në Gjermani, kjo është skuadra e tij e re

Sami Khedira ka vendosur që përfundimisht të largohet nga Juventusi, ai sot pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore me Herta Berlinin.
33-vjeçari nuk po ka vend në formacionin bazë të Juves dhe ende nuk ka luajtur as edhe një lojë zyrtare nën menaxhimin e Andra Pirlos, shkruan IndeksOnline
Khedira kishte refuzuar të përfundonte kontratën parë të skadimit, por besohet se ai tani ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Herta Berlinit për t’u kthyer në Gjermani.