75 Mall Live Search
22:18 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Khedira preferon më shumë të transferohet tek Wolves se sa në Arsenal

Mesfushori i Juventusit Sami Khedira raportohet se preferon një transferim te Wolverhampton Wanderers edhe pse është përfolur për një lëvizje të mundshme në Arsenal.

Khedira pritet të jetë një nga ata lojtarët që do të largohet nga Juve këtë verë, pasi klubi tani ka transferuar  edhe Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot.

Ata i përshtaten Maurizio Sarrit, i cili pëlqen që mesfushorët e tij të jenë më shumë teknikë se fizikë.

Raportet thonë se ndonëse Arsenali është i interesuar për të, Khedira do të preferonte një transferim te Wolves dhe do të dëshironte t’i kalonte vitet e fundit të karrierës së tij në këtë skuadër./Indeksonline/.