75 Mall Live Search
22:05 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Khloe Kardashian ballafaqohet me femrën që Tristan e tradhtoi, kërkon sqarim nga ajo!

Khloe Kardashian është ballafaquar me Jordyn Woods pas thashethemeve që ajo ka flirtuar me të dashurin e saj, Tristan Thompson në një ndejë private në Los Angjelos.

34 vjeçarja është takuar me 21 vjeçaren, Woods dhe ka kërkuar sqarim nga ajo nëse të gjitha ato që thuhen janë të vërteta, shkruan DailyMail, transmeton Indeksonline.

Sipas burimeve të afërta me yllin televiziv, Woods fillimisht i kishte mohuar të gjitha, por më vonë ajo e ka pranuar të gjitha ato që kanë ndodhur.

Kjo është hera e parë që që Khloe është takuar me femrat që Tristan e tradhëtuar, kjo ka ndodhur apsi që Woods ishte mikesha e ngushtë e motrës së saj, Kylie Jenner dhe ato e kanë konsideruar si pjesë të familjes.

“Khloe po ndihet e tradhtuar, këtë herë është më e dhimbshme se herën e parë se ai e tradhtoi me një person që e dinte se në çka kishte kaluar Khloe gjatë këtyre viteve, Jordyn ishte si pjesë e familjes” ka thënë një burim i afërt me familjen Kardashian.

Madje motrat Kardashian-Jenner i kanë ndihmuar që Jordyn të fillojë një karrierë duke e mbështetur dhe duke i dhuruar ndihmën që ajo kishte nevojë për vitet të tëra./Indeksonline/