Khloe Kardashian bën ndryshim drastik në pamje, fansat e përziejnë me Kim!
Ajo ngriti dyshimet se ka bërë ndërhyrje në hundë gjatë një interviste muajin e kaluar.
Por, Khloe Kardashian që nga ajo kohë nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me këtë. Ylli televiziv ka lënë adhuruesit të habitur me imazhin e radhës që ka ndarë në Instagram, transmeton Indeksonline.

Në një fotografi tejet seksi ajo tregoj fytyrën e saj të përkryer me grim të kuruar dhe flokë të gata bionde.

Por, edhe pse ajo dukej mjaft joshëse, adhurues të shumtë kanë komentuar se ajo tani duket si motra e saj, Kim.

Vitin e kaluar 34 vjeçarja e kishte pranuar se prej kohësh po mendonte të bënte operacion hundën./Indeksonline/