16:51 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Khloe Kardashian ‘bombastike’ rrugëve të Los Angjelos

Ajo ka kaluar disa javë mjaft të tensionuara dhe me plotë stres pas skandalit të tradhtisë nga i dashuri i saj, Tristan Thompson.

Por, ylli televiziv ka arritur ta menaxhoj situatën dhe t’i përkushtohet punës dhe angazhimeve profesionale, transmeton Indeksonline.

34 vjeçarja arriti të rrëmbej gjithë vëmendjen teksa u fotografua rrugëve të Los Angjelos ndërsa padyshim ishte fiziku i saj i kompletuar dhe joshëse që bëri të gjithë ta kthenin kokën nga ajo .

E veshur e tëra në xhinse, Khloe dukej ‘bombastike’ duke vënë në pah asetet e saj për të cilat njihet më së miri.

Ndryshe, nga lidhja me ish të dashurin, Tristan Thomson ajo ka një vajzë që e pagëzoj me emrin, True./Indeksonline/