75 Mall Live Search
23:17 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Khloe Kardashian e harron ndarjen, i tregon ish të dashurit çfarë ka humbur!

Ditë më parë bëri bujë lajmi i tradhtisë së basketbollisti të njohur, Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian.

Në mediat ndërkombëtare u përhap lajmi se Tristan kishte flirtuar me miken e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods dhe kjo mjaftoj që Khloe ti jepte fund lidhjes me babain e fëmijës së saj, shkruan Indeksonline.

Por, si duket 34 vjeçarja ka lënë ndarjen prapa krahëve derisa ka publikuar disa imazhe mjaft provokuese në rrjetet sociale.

Në një veshje tërë shkëlqim e cila i shkonte për trupi Khloe ka treguar format impresive nga prapa.

Ndryshe, ajo dhe Tristan janë prindër të një vajze me emrin True./Indeksonline/