Khloe Kardashian flet për operacionin delikat në fytyrë

Së fundmi Khloe Kardashian zbuloi se i është hequr një tumor i rrallë nga fytyra pas spekulimeve për një fashë që po mbante.
38-vjeçarja zbuloi në një “InstaStory” se iu desh t’i nënshtrohej një operacioni për të hequr një tumor nga fytyra.
Ajo tha se kuptoi që gjëja ishte serioze kur shenja nuk po lëvizte nga fytyra e saj. Dermatologët i thanë asaj se shenja ishte jashtëzakonisht e rrallë për dikë në moshën e saj dhe menjëherë iu nënshtrua një operacioni.
Ajo deklaroi se dëshironte të ndante detajet për të inkurajuar fansat që të kontrollonin lëkurën e tyre, duke shtuar se ajo ka një histori të melanomës.
Khloe tha se u operua nga Dr.Garth Fischer, një nga kirurgët më të mirë në Beverly Hills. Duke inkurajuar 276 milionë ndjekësit e saj në “Instagram” që të kontrollojnë lëkurën e tyre, Khloe shkroi:
“Në moshën 19-vjeçare pata melanoma në shpinë dhe bëra një operacion për ta hequr atë gjithashtu, kështu që jam parapërgatitur për melanoma. Ne duhet të kontrollojmë veten gjatë gjithë kohës. Unë jam dikush që përdor krem kundër diellit çdo ditë, kështu që askush nuk është i përjashtuar nga këto gjëra. Ju lutemi, merreni seriozisht këtë dhe bëni vetë-ekzaminime të rregullta”.