Khloe Kardashian i tregon Tristan çfarë ka humbur, ekspozon linjat në sytjena!
Ylli i serisë së njohur ‘Keeping Up With the Kardashians’, Khloe Kardashian ka dëshmuar edhe një herë se ka lënë prapa krahësh ndarjen nga ishi i dashuri, Tristan Thompson.
34 vjeçarja ka ekspozuar linjat perfekte vetëm në sytjena dhe një palë farmerka duke i treguar basketbollisti se çfarë ka humbur, shkruan Indeksonline.

Khloe dukej në super formë edhe pse kanë kaluar vetëm 11 muaj që nga koha kur është bërë nënë për herë të parë.

Kujtojmë që Khloe ka nja vajzë nga lidhja e saj me basketbollistin, Tristan Thompson i cili javë më parë e tradhtoi me mikeshën e afërt të, Kylie Jenner./Indeksonline/
