13:42 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Khloe Kardashian merr dhuratë nga ish i dashuri, Tristan Thompson

Ajo po feston nisjen e aromës së saj të re KKW.

Dhe madje edhe ish i dashuri i saj, Tristan Thompson e ka uruar për këtë, duke i dërguar mamasë së vajzës së tij një dhuratë të lezetshme të balonave që shkruante emrin e aromës së re të Khloe, transmeton Indeksonline.

Në një seri ‘Stories’ në Instagram, ylli 35-vjeçar publikoj videon me dhuratën të cilat shkruanin fjalën ‘PINK DIAMOND ’. 

‘Sot ishte lansimi i koleksionit tim diamant rozë me aromë KKË dhe unë i mora këto balona të dërguara nga True dhe Tristan dhe vlerësoj vërtet dashurinë dhe mundin’, ka shkruar Khloe sipër videos.

‘Jam vërtet krenar se çfarë prind jemi për True’, vazhdoj tutje Khloe.

Çifti ndajnë një vajzë, True Thompson, një vjeçare. 

Khloe u nda nga Tristan në shkurt të këtij viti pasi ai u kap duke u puthur në një festë me Jordyn Woods, mikeshën më të mirë të motrës së saj, Kylie Jenner./Indeksonline/