Khloe Kardashian merr kritikat më të ashpra, i bllokon komentet!
Modelja që u përfol kohët e fundit për ndarjen e saj nga i dashuri, Tristan Thompson, duket se i’u është rikthyer jetës së saj normale.
Ajo ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një fotografi të voglushës së saj e cila po rritet shumë shpejt.

True ishte e rrethuar në foto nga 14 çanta të një ndër markave më të shtrenjta, ‘Birkin’ që shkonin në çmim deri 154.000 dollarë.

Menjëherë pas këtij postimi, njerëzit nisën të komentojnë duke quajtur Khloe-n materialiste dhe të tjera komente negative ndaj saj.
‘Si fle natën? Këto çanta janë barabartë me 13 shtëpi për të varfrit në Afrikë’, ‘Kur të rritesh do të mësosh se duke ndihmuar të tjerët është kënaqësia më e madhe në botë.Të gjitha këto çanta janë kënaqësi e përkohëshme, kjo është arsyeja pse ti ke shumë çanta, sepse kënaqësia e njërës mbaron shpejtë.’ – ishin disa nga komentet që lanë fansat për të.

Pas këtij veprimi ajo zgjodhi t’i bllokoj komentet duke mos lejuar asnjë person të shkruaj në fotografitë e saj./Indeksonline/
