Khloe Kardashian në një reklamë të re sjell skena romantike në plazh
Khloe Kardashian ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në një reklamë të re për parfum, ku shfaqet në një skenë romantike në plazh me një model mashkull.
Ylli i reality show-ve “Keeping Up With the Kardashians”, 41 vjeçe, shihet duke u përqafuar dhe puthur një mashkull me trup të tonifikuar dhe pa këmishë, gjatë xhirimeve për fushatën e parfumit të saj të ri “XO BLUE”, i cili pritet të dalë më 14 qershor, shkruan Indeksonline.

Në reklamë, ajo shfaqet me veshje verore, përfshirë një rroba banje blu dhe një set bikini ngjyrë bezhë të punuar me grep, duke theksuar linjat e saj trupore. Modeli në videoklip ka tërhequr gjithashtu vëmendje për ngjashmërinë me disa figura të njohura të showbiz-it.

Fushata promovuese e parfumit të saj të tretë synon të sjellë një imazh veror dhe sensual, duke kombinuar estetikën e plazhit me stilin luksoz të markës së saj./Indeksonline/


