Khloe Kardashian nuk ishte në dijeni që Instagrami i saj u bë privat
Pse Khloe Kardashian e bëri privat profilin e saj në Instagram? – Duket se ajo nuk ka asnjë ide se si ka ndodhur kjo!
Nëse ju ka humbur, profili i Khloe u kthye në privat në orët e para të mëngjesit të së martës.
Sapo ndodhi kjo, Khloe e ktheu profilin në publik dhe ka bërë një koment duke shpjeguar se ajo nuk është në dijeni se si ka ndodhur kjo.
“Unë nuk kam asnjë ide se si dhe pse profili im është privat. Do ta rregulloj, është e çuditshme”, ka shkruar Khloe në një faqe të fansave të Kardashian në Instagram pasi ata e kapën momentin.
Khloe numëron më shumë se 91 milionë ndjekës në këtë rrjet social.
