75 Mall Live Search
09:02 / E Premte, 21 Mars 2025 / Z S

Khloe Kardashian: Nuk kam kryer marrëdhënie me dikë prej vitesh …

Khloe Kardashian ka hapur zemrën për jetën e saj intime në episodin më të fundit të The Kardashians. Gjatë një bisede me motrën e saj Kim dhe stilistin Chris Appleton, ajo ndau se ka kaluar një periudhë të gjatë pa qenë intime me askënd.

Ndërsa darkonin në Itali, Chris bëri një shaka, duke thënë: “Le të gjejmë një të dashur për Khloe”-n. Por Khloe, e cila tani është 40 vjeçe, iu përgjigj sinqerisht: “Nuk kam qenë intime për një kohë shumë të gjatë”. Ajo shtoi gjithashtu: “Po kthehem në fillim, sikur të isha rilindur.”

Kim dhe Chris vazhduan ta pyesnin për jetën e saj romantike, duke kërkuar të dinin sa kohë kishte kaluar që nga lidhja e saj e fundit. “Pse po më ngacmoni për këtë fakt që nuk kam bërë seks prej vitesh”? tha Khloe. “Mund të gjeja dikë për këtë, por thjesht nuk dua.”

Edhe pse jeta e saj seksuale është në një pauzë, Khloe ka disa ide interesante për të ardhmen. “Pashë në Instagram dikë që ishte martuar me Kullën Eiffel, me ushqim, një celular dhe disa sende të tjera”, tha ajo me humor. Khloe, e cila ka qenë e martuar me Lamar Odom nga 2009 deri në 2016, shtoi: “Ndoshta do të jem unë pas disa vjetësh, duke u martuar me shtratin tim.”

Me një buzëqeshje, ajo shtoi: “Do të ishte bukur. Do të martohesha me shtratin tim. E di që do të kthehem aty çdo natë, do të jetë gjithmonë aty për mua, do të më përqafojë sa herë të dua… dhe kurrë nuk do të më kundërshtojë.”

Më vonë, ndërsa largoheshin nga restoranti, Khloe përmbledhi situatën me një shaka: “Njerëz, jeta ime romantike nuk ekziston.”

Në një koncert të Andrea Bocellit, tema e dashurisë së saj u rikthye sërish. Kim bëri shaka se tenori i njohur mund të këndonte në dasmën e Khloe-s, ashtu siç kishte bërë në dasmën e saj me Kanye Westin më 2014 dhe atë të Kourtney Kardashianin me Travis Barkerin në 2022.

“Por unë nuk kam të dashur. Nuk kam askënd për momentin, kështu që kemi kohë për ta pyetur” u përgjigj Khloe me humor. “Madje as nuk fle me askënd. E di që është shumë informacion… Por, le të më telefonojë”.