75 Mall Live Search
22:02 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / F.R

Khloe Kardashian: Për të pasur më shumë fëmijë, duhet të jem e martuar

Khloe Kardashian ka zbuluar në ‘podcast’-in e saj “Khloe in WonderLand” se ende nuk është e sigurt nëse dëshiron të zgjerojë familjen me një fëmijë të tretë.

Ajo ka dy fëmijë me ish-partnerin Tristan Thompson: vajzën True dhe djalin Tatum.

Ylli i famshëm theksoi se para se të mendojë për një fëmijë tjetër, do të dëshironte të ishte sërish e martuar.

Edhe pse do të donte që vajza e saj të kishte një motër, Khloe shtoi se True është shumë e lidhur me kushërirat e saj.

Khloe dhe Tristan patën një marrëdhënie të trazuar nga viti 2016 deri në 2021, ndërsa aktualisht nuk dihet nëse ajo është në një lidhje të re.

Djali i saj Tatum erdhi në jetë përmes një nëne surrogate, një vendim që Khloe tha se u bë më i lehtë falë përvojës së motrës së saj Kim Kardashian, e cila gjithashtu ka përdorur të njëjtën metodë për dy nga fëmijët e saj.

Ajo theksoi se nuk mund ta përballonte fizikisht një shtatzëni tjetër dhe e konsideron mundësinë e surrogacisë një bekim të madh.