Khloe Kardashian: Skandali i atësisë së Tristanit nuk është diçka për të qeshur

Khloe Kardashian ka pranuar se nuk ndihet rehat të flasë për padinë për atësinë e ish- të dashurit të saj, Tristan Thompson, por do ta bëjë këtë në sezonin e ardhshëm të “Keeping Up with The Kardashians”.
Themeluesja e markës, Good American, konfirmoi në një artikull të ri të Variety të publikuar të mërkurën e 9 marsit, se skandali do të trajtohet në shfaqjen e ardhshme të familjes së saj.
“Do të doja që të mos flisja kurrë për këtë, sepse nuk është një gjë argëtuese të flasësh rreth saj”, tha Kardashian për Variety. “Por, është pjesë e rrugëtimit tim në jetë, ndaj do ta shohim në emision”, ka shtuar ajo.
Në dhjetor të vitit 2021, ishte publikuar lajmi se trajnerja, Maralee Nichols paditi Thompson, 30 vjeç, për mbështetjen e fëmijëve, duke pretenduar se lojtari i “Sacramento Kings” e la shtatzënë në mars të atij viti, pra duke tradhtuar Kardashian.