08:06 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Khloe Kardashian sqaron raportin me ish burrin Tristan Thompson

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson kanë qenë shpeshherë kryefjala e mediave rozë. 

Pak kohë më parë miliarderja vendosi t’i japë një shans të ri babait të vajzës së saj. Së fundmi Kardashian ka treguar se po e shijon kohën me Tristan dhe se ndihet mirë me të.

“Unë dhe Tristan jemi në një periudhë të mirë”, ka pohuar Khloe.

Kujtojmë se dyshja i dha fund raportit të tyre vitin e kaluar pasi basketbollisti e tradhëtoi me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Pas atij momenti Thompson ka insistuar vazhdimisht për të rifituar sërish Khloe-n duke treguar publikisht se është i dashuruar me të.