21:20 / E Premte, 23 Tetor 2020 / V R

Khloe shfaqet joshëse pas konfirmimit të lidhjes me Tristan, por e frikësuar që ai do ta braktis përsëri

Khloe Kardashian zbuloi në Instagram të enjten për të debutuar koleksionin e saj të ri prej lëkure për markën e saj Good American.

36-vjeçarja vuri në pah belin e saj të hollë me një xhaketë dhe pantallona të gjera të gjitha në të zeza.

Nëimazhet e reja, Khloe ka flokët e mbërthyera mbrapa dhe shihet e veshur e tëra në të zeza duke shtuar vathë diamanti.

Në mbishkrim është lënë të kuptohet se produktet nuk janë prej lëkure.

Kjo vjen pak para thashethemeve se Khoe është e shqetësuar që sapo sezoni i basketbollit të fillojë përsëri , mund ta humbas përsëri partnerin e saj, Tristan Thompson.

Për sa i përket marrëdhënies së saj me Tristan, Khloe është e shqetësuar. Ata kanë rënë përsëri në dashuri ndërsa janë nën bllokim dhe jetojnë së bashku ndërsa rritin vajzën e tyre. Por sapo ai duhet të udhëtojë përfundimisht me ekipin e tij Cleveland, ajo dyshohet se ka frikë.

Burimet  e afërta me të thonë se Khloe shqetësohet gjithçka do të ndryshojë.

Por ajo nuk do të lejojë që shqetësimi të shkatërrojë dashurinë e tyre: ‘Ajo nuk po lejon që kjo të ndikojë aktualisht  dhe po kënaqet duke e pasur pranë tani dhe po shijojnë momente me familje”, shprehen burimet e afërta me Khloe./Indeksonline/