20:43 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Khloe tha se nuk e urren ish partnerin e saj , ai poston foto me të bijën

Tristan Thompson ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një foto me vajzën e tij True, të cilën e ka me Khloe Kardashian.

Ish partnerja e tij Khloe ditë më parë tha se nuk e urren Tristan  për shkak të tradhëtisë së tij të bërë ndaj saj.

Ndërsa, Tristan ka vendosur të mos shprehet për këtë cështje gjersa po duket i lumtur pranë vazjës së tij.

Ylli i NBA rrallë vendos foto me të bijën, por kjo që ka postuar duket me të vërtetë e bukur.

 Tristan, fotos ia ka bashkangjitur edhe një përshkrim, ku shkruan -‘Binjakët’.

Një vit më parë ,Thompson, kishte tradhëtuar Khloe me shoqen e motrës së saj, me  Jordyn Woods, gjë e cila shkaktoi edhe ndarjen.

Ish-i i Khloe ka gjithashtu edhe një djalë, Princ Thompson, dy vjeç, me ish-partneren e tij,  Jordan Craig.

Ai e mirëpriti djalin e tij në vitin 2016, kur Craig lindi, gjersa Tristani veçse kishte filluar lidhjen me Khloe.

E vitin e kaluar për shkak të tradhëtisë që bëri , Khloe u detyrua të ndahet./Indeksonline/