08:35 / E Enjte, 08 Prill 2021 / AR

Kholé del nudo para fansave, tregon linjat trupore pa editime!

Khloé Kardashian ka publikuar një imazh në bikine të cilën nuk e kishte përpunuar ashtu siç janë shumica e fotografive të familjes Kardashian/Jenner.

Ky nuk ishte qëllimi dhe ndjekësit e Kholé kanë bërë presion që fotografia të ‘zhduket’, transmeton Indeksonline.

Një person i afërt për New York Post tha: Fotoja e Kholé u publikua aksidentalisht në rrjetet sociale. Ajo gjithmonë duket e mrekullueshme.

Ky imazh mund të mos jetë i përpunuar por fansat e saj treguan se nuk i shqetëson ky fakt. Ata kanë vërejtur se Kholé ka një trup të bukur me linja perfekte.

Një person i ka lenë koment duke shkruar: “Jo nuk është e keqe në asnjë mënyrë, por thjeshtë na bën të kuptojmë që rrjetet sociale na mashtrojnë”.

Ajo vendosi që përmes një video në Instagram të shfaqet nudo para pasqyrës duke mos edituar aspak.

“Po kam bërë një video live për t’ju treguar se e gjithë kjo nuk është e edituar”, shkroi ajo krahas videos./Indeksonline/