08:30 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / AR

Khole Kardashian bëhet me fëmijë nga një nënë surrogate

Khole Kardashian është në pritje të një fëmijë tjetër me ish-bashkëshortin, Tristan Thompson.

Sipas burimeve të TMZ, thonë se foshnja do të lind nga një grua surrogate, transmeton Indeksonline.

Burimet thonë se lindja mund të ndodh brenda disa ditësh, ndërsa një burim tjetër thotë se foshnja mund të ketë lindur tashmë në këto ditët e fundit.

Siç e dini, Khole dhe Tristan kanë qenë së bashku, u ndanë, u rikthyen bashkë dhe u ndanë përsëri pas akuzave për tradhti.

Dyshja kanë një fëmijë, True 4 vjecare. Në sezonin e fundit të “The Kardashians”, ata kishin folur për zgjerimin e familjes, por mes tyre ndodhi ndarja pasi Tristan la shtatzënë një grua tjetër.

Maralee Nichols solli në jetë djalin e Tristanit dhjetorin e vitit të kaluar dhe më vonë u konfirmuan rezultatet e atësisë ku i kërkoi falje publike Khole-s./Indeksonline/

Khloe dhe Tristan -- Fotografitë familjare