75 Mall Live Search
22:58 / E Premte, 31 Tetor 2025 / MSH

Kia thyen rekordin Guinness, ja për çka bëhet fjalë

Kombi elektrik Kia PV5 vendos rekord botëror Guinness në distancë me një karikim të vetëm.

Kombi elektrik Kia PV5 Cargo ka përshkuar 693.38 km me një karikim të vetëm, pothuajse dyfish më shumë se distanca zyrtare prej 415 km.

Rekordi u vendos në rrugë reale në veri të Frankfurtit, me një ngarkesë prej 790 kg.

Gjatë testit 22-orësh, dy shoferë bënë 12 xhiro në një rrugë 58.2 km të gjatë me kushte reale trafiku.

Automjeti kishte bateri 71.2 kWh, ndërsa versioni bazë ka 51.5 kWh dhe rreze prej 296 km.

PV5 është pjesë e familjes së re të automjeteve Platform Beyond Vehicle (PBV) të Kia-s, të bazuar në arkitekturën E-GMP.S, me dizajn modular dhe mundësi konfigurimi si furgon, kabinë me shasi ose monovolum.