75 Mall Live Search
10:39 / E Enjte, 22 Janar 2026 / OSH

KIA vendos t’i ruajë çelësat fizikë, shefi i disenjit tregon arsyen

Në një kohë kur shumë prodhues makinash po i zhvendosin të gjitha kontrollet direkt në sistemet e infotainment me ekran me prekje, Kia po ndjek një qasje të ndryshme.

Marka koreane ka konfirmuar se nuk ka plane për të hequr çelësat fizikë nga makinat e saj, madje as në modelet e saj më të fundit si EV2, EV4 dhe EV5, të cilat vijnë të pajisura me ekrane të mëdha dixhitale.
Filozofia e markës u shpjegua nga Jochen Paesen , kreu i dizajnit të brendshëm në Kia.

“Ka disa funksione që duhet t’i gjesh menjëherë dhe nuk duhet të bësh gabime, kështu që po i lëmë butonat fizikë. Detyrimi i shoferëve të bëjnë tre ose më shumë prekje në ekran për të aktivizuar një funksion të përditshëm nuk është i mirë për askënd”.

Kia nuk është e vetmja që përballet me çështjen e butonave fizikë. Mercedes, Ferrari, Volkswagen, Skoda dhe shumë të tjerë kanë pranuar se kanë bërë gabime në të kaluarën dhe kanë njoftuar të paktën një kthim të pjesshëm te kontrollet tradicionale./Indeksonline/